Presidentja Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, me një tjetër këngë të Dafina Zeqirt.
Në konferencë për media të mërkurën, Osmani e ka përmendur këngën e Zeqirit “Me t’kast”, të lansuar së fundmi në bashkëpunim me Mozzikun.
Kjo pasi një ditë më parë në organizimin për nder të mërgatës, ministrja Gërvalla përmendi emrin e presidentes derisa ka treguar se këngëtarja Dafina Zeqiri ka kënduar këngën “llafe, llafe”, e që sipas kryediplomates është kënga e presidentes Vjosa smani.
“Para se të kalojë te këngëtari i ardhshëm, pasi këndoi Dafina, këndoi këngën e presidentes ‘llafe, llafe’ “, ka thënë Gërvalla, e cila kryeministrin Kurti e quajti “super-star”.
“Nuk e kom pa, po u dashka me gjet edhe me pa. Nuk do të komentoja raporte, por kemi dallime në qëndrime dhe janë të qarta dhe publike.
Nëse doni me vazhdu pak me këngë të Dafinës, e ka një të re ‘me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve, me kast, me kast përsëritës i gabimeve’. Përndryshe, Dafina një përkrahëse e fuqizimit të gruas dhe kauzës së barazisë gjinore”, ka thënë Osmani.
Osmani e Gërvalla patën përplasje rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Gërvalla çoi një letër në emër të Qeverisë, drejtuar Këshillit të Evropës, me zotimin se së shpejti Kosova do ta bëjë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim.
Por përpjekja ishte e kotë. Presidenca më pas doli me reagime duke thënë se për letrën nuk pati koordinim mes Qeverisë dhe Osmanit.
Gërvalla udhëheq Listën GUXO, e cila ishte themeluar nga presidentja Osmani.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co