Elson Frroku, nënkryetar i Bashkisë së Lezhës, në rubrikën “Çështja e Ditës” në News24 ka folur lidhur me situatën e zjarreve në këtë bashki, veçanërisht në zonën e Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun.
Frroku tha se prioriteti i punës ka qenë njoftimi në kohë i qytetarëve për tu evakuuar në kohë.
Ai tha se zjarret janë vendosur nën kontroll dhe ekipet zjarrfikëse dhe të gjitha institucionet janë në gadishmëri nëse do të ketë një riaktivizim të vatrave të zjarrit.
Frroku tha se dëmet e evidentuara janë djegia e një beach bar, disa çadra që janë djegur dhe një çati e një banese 3 katëshe.
Duke folur për shkaqet e zjarrit, nënkryetari i Bashkisë së Lezhës tha se çështja është si ka ndodhur në fillim shkëndija.
“Jemi në muajin më të rëndësishëm të temperaturave të larta, bëhet fjalë për temperatura që arrijnë deri në 40 gradë. Kemi një zonë që është e mbuluar me një kurorë pishash, që njëherazi janë si barut në pikëpamjen e përhapjes së zjarrit, si edhe e ruajnë atë, është një kombinim i frikshëm”, tha Frroku.
Ai tha se nga situatat e krijuara mund të ketë një trembje të turistëve, por nga bisedat që kam pasur me një nga operatorët turistikë, më tha se edhe ata që u larguan po rikthehen.
“Falenderoj të gjithë ekipet zjarrfikëse, janë heronjtë e çdo aktiviteti të zjarrit”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co