SPAK ka zbardhur vrasësit e Andi Zylyfit, 23 vjeçarit që u ekzekutua me plumb në kokë nga një automjet në ecje në Peqin.
Vrasësit e tij janë zbuluar pas zbërthimit të bisedave në SkyECC dhe dëshmisë së Nuredin Dumanit, ndërsa nga Prokuroria e Posaçme janë lëshuar 25 urdhër-arreste.
Andi Zylyfi u ekzekutua mbrëmjen e 13 Dhjetorit 2019 në Peqin, ndërsa u plagosur mbeti miku i tij Ardit Uruçi.
Nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani autor i krimit të rëndë është Fatos Gosa Gosa, i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, i cili dyshohet se ka qenë informatori i vrasësve me pagesë.
Fatos Gosa ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, kur e ka parë këtë të fundit teksa lëvizte dhe u ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të tij, ku më pas edhe u ekzekutua.
VRASJA E ANDI ZYLYFIT
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Edhe pse 26-vjeçarit u tentua t’i jepej ndihma e shpejtë, ai mbërriti pa shenja jete në spital. Ndërkohë, nga të shtënat me breshëri, mbeti i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23- vjeç, banues në fshatin Përparim.
Atentati ndaj dy të rinjve u bë teksa ishin së bashku në një makinë tip ‘Golf’, ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Pas atentatit, autorët u larguan në drejtim të pa ditur. 26-vjeçari Andi Zylyfi, i cili humbi jetën nga plagët e marra, ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit.
Më 29 dhjetor të 2018, në atentat humbën jetën Endrit Alibej, 34 vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe shtetasi turk Erdal Duranay. Konkretisht, Andi Zylyfi ishte djali i hallës së Endrit Alibejt, ku ky i fundit u ekzekutua për pazare droge. Vetë Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi kur u vra.
EMRI I FATOS GOSËS NË DËSHMINË E DUMANIT
Sipas Prokurorisë u tha se Andi Zylyfi ishte i riu, i cili u vra sapo Nuredin Dumani kishte dalë nga burgu. Ai kishte qenë bashkë me një shokun e tij kur ishte ekzekutuar, ndërkohë që Talo Çela e kishte përdorur për atë ekzekutim makinën e Dumanit. Ky i fundit mësohet se ishte zemëruar me Talon se nuk e pagoi dhe se në atë kohë ishte keq për lekë, meqë sapo kishte dalë nga burgu dhe nuk kishte mundur ende të bënte ndonjë “punë”.
Dëshmia e tij, lënë për prokurorët e dosjes që lidhet me momentin e zemërimit me Talo Çelën dhe deri në momentin e fundit që daton 29 marsin e këtij viti, dëshmon se hasmëria mes tyre shkoi në ekstrem, kur Dumani vendosi t’i vriste vëllanë për shkak se i ishte vrarë shoku i tij, Klevis Kapllani.
Ai ka treguar se i ka kërkuar Talo Çelës që ta përfshinte në vrasjen e Andi Zylyfit pasi kishte mbetur pa para, ndërkohë që kreu i bandës kishte përdorur makinën e tij, ç’ka kishte çuar policinë në gjurmët e tij në Durrës.
Killeri Nuredin Dumani tregon se kush ishin porositësit e vrasjes së Andi Zylyfit, ndërkohë që tregon se si u përkeqësuan marrëdhëniet me Talo Çelën dhe provokimet që sipas tij i behën njerëzit e tij, ç’ka çuan dhe në prishjen përfundimtare të miqësisë. “Mbasi i është bërë atentati Andi Zylyfit kam shkuar me urdhër të Talos tek Dine Çami, i cili ka një lokal diku në qendër të Elbasanit, ka fast food. Kam shkuar tek Dine Çami kam marr një qese të zezë me lekë të ndara në 2 pjesë.
Unë Dine Çamin nuk e kisha parë më parë, por kisha dëgjuar për të. Në dijeninë time, Dine Çamit lekët për vrasjen e Andi Zylyfit ja ka dhënë Kel Kamami. Dine Çami është burri i tezes së Kel Kamamit. Dine ka patur lidhje familjare me Kelin nëpërmjet tij ka krijuar kontakt dhe me grupin e Çopajve (vëllezërit Çopja) dhe kjo i ka mundësuar Dine të investojë shuma parash të marra prej tyre në biznese të ndryshme. Dine ka një lokal, fast food dhe një servis. Ka shumë prona që janë investime të Çopajve. Dine Çami është trup i shkurtër, i shëndoshë dhe qeros.
Talo më tha do marrësh disa lekë, ato të voglat ndarjen me të vogël do ja japësh Tos Gosës. Tos Gosën e kam takuar tek pishat në Peqin mesa mbaj mend ka patur një makinë të vogël por se mbaj mend, ndërsa Tosi ka ardh me një golf 5 i zi. Kemi biseduar pak dhe i kam thënë ja ku e ke porosinë tënde. Pjesën tjetër ja kam dhënë Altin Ndocit, i cili ka ardhur tek rrugica e lagjes time. Altini ka ardhur më një C Class 2008/2009. Mbaj mend që ka qenë aksham kur i kam dhënë lekët. Altinin e pyeta për pjesën time, ai më tha për këtë punë merret Lala (Talo Çela)”- ka thënë Dumani.
Pjesë nga Dosja e SPAK
Nga ana e organit procedues në prani të mbrojtësit janë marrë deklarimet e shtetasit Nuredin Dumani, i cili shpjegon se: Në vitin 2019, pasi kam dalë nga burgu më ndodhi një konflikt me Talo Çelën. Pas vrasjes së Andi Zylyfit e ndjeva veten të përdorur për arsye se benzi që u përdor në ngjarjen e vrasjes mua ma kishin falur dhe unë po e mbaja që ta shfrytëzoja për ndonjë ngjarje tjetër, grabitje ose vrasje këto ma kërkuan duke më thënë që i duhej shpejt pasi do kryenin vrasjen e Andi Zylyfit.
Makina ishte Mercedez Benz E ose Çlas, ngjyrë gri, të cilën e kam patur tek garazhi i Gim Gjinit. Kjo makinë ka ndryshuar ngjyrë tre herë nga e bardhë, e zezë dhe gri, tek servisi Dorjan Shkozës, në zonën e Nishtullës. Unë vetë i kërkova Talo-s të merrja pjesë pasi kisha mbetur pa lekë por ai më tha nuk të fus dot se është në pjesë Miri Haxhia dhe Altin Ndoci, ata kanë marrë kaparin. Talo më tha që do të ta zëvendësonte makinën pasi të mbaronte ngjarja. Makinën nuk ma zëvendësoi dhe nuk më dha as lekët që më premtoi.
Disa ditë më vonë 2 ose 3 ditë pas ngjarjes po debatoja me Talo Çelën se ngjarja kishte ndodhur në Peqin dhe ato kishin ardhur në Durrës për kontroll te shtëpia ime, thërritën dhe vëllain e madh po s’ka lidhje. Fajin Talo fajin ja vinte Tos Gosës sepse ky ishte informator i lëvizjes së Andi Zylyfit. Tos Gosa është bashkëpunëtor tek të gjitha vrasjet që kanë ndodhur në Elbasan duke filluar nga Indrit Dylgjeri, 2 vëllezërit Baho dhe tek Andi Zylyfi. Tosi është diku mbi 40 vjeç, ka një lokal ose restorant në Peqin, ka pasur një golf i zi dhe një BMV seria 3.
Tosi është kuqalosh diku tek 175 cm. Këtë j’ua them me siguri pasi e kam takuar dhe vetë Tosin. Mbasi i është bërë atentati Andi Zylyfit kam shkuar me urdhër të Talos tek Dine Çami, i cili ka një lokal diku në qendër të Elbasanit, ka fast food. Kam shkuar tek Dine Çami kam marr një qese të zezë me lekë të ndara në 2 pjesë.
Unë Dine Çamin nuk e kisha parë më parë, por kisha dëgjuar për të. Në dijeninë time, Dine Çamit lekët për vrasjen e Andi Zylyfit ja ka dhënë Kel Kamami. Dine Çami është burri i tezes së Kel Kamamit. Dine ka patur lidhje familjare me Kelin nëpërmjet tij ka krijuar kontakt dhe me grupin e Çopajve (vëllezërit Çopja) dhe kjo i ka mundësuar Dine të investojë shuma parash të marra prej tyre në biznese të ndryshme. Dine ka një lokal, fast food dhe një servis. Ka shumë prona që janë investime të Çopajve. Dine Çami është trup i shkurtër, i shëndoshë dhe qeros.
Talo më tha do marrësh disa lekë, ato të voglat ndarjen me të vogël do ja japësh Tos Gosës. Tos Gosën e kam takuar tek pishat në Peqin mesa mbaj mend ka patur një makinë të vogël por se mbaj mend, ndërsa Tosi ka ardh me një golf 5 i zi. Kemi biseduar pak dhe i kam thënë ja ku e ke porosinë tënde. Pjesën tjetër ja kam dhënë Altin Ndocit, i cili ka ardhur tek rrugica e lagjes time. Altini ka ardhur më një C Class 2008/2009. Mbaj mend që ka qenë aksham kur i kam dhënë lekët. Altinin e pyeta për pjesën time, ai më tha për këtë punë merret Lala (Talo Çela).
Konflikti vazhdoi më Talon edhe në telefon edhe ballë për ballë. Ai për çdo gjë me sillte Altin Ndocin për të biseduar ndërkohë kishte lidhje me Dorjan Shkozën. Një ditë kam sharë/ofenduar Altinin te lagjja. Dorjani nuk më la ta godisja Altinin. Unë isha me vëllain tim Dashnorin. Pas 2 ose 3 ditësh Altin Ndoci i ka dalë vëllait tim Dashit e ka ndaluar në rrugë, vëllai ka qenë me BMV seria 3, Altini i ka nxjerr pistoletën me mulli vëllait siç duket ka shkrep armën, por nuk ka realizuar qitjen.
Në atë moment vëllai del dhe e rreh keq Altinin në afërsi të lagjes time. Vëllai më vuri në dijeni për ngjarjen. Unë i shkruajta Talos dhe e shava goxha rëndë dhe i thash tani e tutje keni punë me mua pas kësaj ngjarje. Talo më tha që nuk e kam bërë s`kam çuar njeri dhe vëllait tënd i blej dhe makinë të re. Altin Ndoci na provokonte goxha herë bashkë me Mirin e Kolës, saqë nuk po dinim të reagonim në atë kohë. Pashë situatën që nuk ishte e mirë, Dorjan Shkoza ishte gjatë gjithë kohës pas meje në çdo lëvizje duke më vëzhguar. Më pas u ula me vëllain dhe i thashë që duhet të largohemi nga Shqipëria pasi ato duan të na vrasin, unë nuk lëvizja dot pasi isha me ekspuls…….
3.12 Prokuroria lidhur me këtë ngjarje ka arsyetuar në kërkesë: Në analizë të provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit krijohet dyshimi i arsyeshëm se shtetasit Talo Çela, Altin Ndoci, Dine Cami dhe Tos Gosa kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal, pa autor.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co