Udhëheqësi ushtarak i Sudanit i mbijeton sulmeve me dron

udheheqesi ushtarak i sudanit i mbijeton sulmeve me dron
udheheqesi ushtarak i sudanit i mbijeton sulmeve me dron

Udhëheqësi ushtarak i Sudanit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan i ka mbijetuar një atentati, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë për BBC.

Nabil Abdallah fajësoi Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), me të cilat ushtria ka luftuar gjatë 16 muajve të fundit për kontrollin e vendit.

Ai tha se dy dronë kishin goditur një ceremoni diplomimi të ushtrisë duke vrarë pesë persona në një bazë në Jabait në lindje – territor nën kontrollin e ushtrisë.

RSF nuk ka komentuar mbi sulmin, i cili vjen pasi qeveria e gjeneralit Burhan ra dakord t’i bashkohej me kusht në bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga SHBA muajin e ardhshëm.

Bisedimet e mëparshme për t’i dhënë fund konfliktit, i cili ka krijuar krizën më të madhe humanitare në botë, kanë dështuar pasi të dyja palët kanë refuzuar të respektojnë angazhimet e tyre.

Më shumë se 10 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që kur ish-aleatët u ndanë mbi një plan politik të mbështetur ndërkombëtarisht për të ecur drejt sundimit civil.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →