TIRANE
Ish-konkurrentja e BBVK2, Kader Kicaj, ka njoftuar ndarjen nga Lumbardh Salihu. Ajo e ka ndarë lajmin përmes një njoftimi në InstaStory.
“Përshëndetje njerëz të mirë! Duke qenë se bashkë kemi ndarë shumë gjëra, desha ta ndaj me ju një lajm për jetën time private. Unë tani e tutje nuk jam më me personin që isha deri dje. Si femër kam luftuar çdo lloj sfide për të qëndruar në lidhje. Kam pasur vështirësi edhe besoj që do vijë dita që do t’i kuptoni krejt ngjarjet. Për çdo lloj pyetje kam përgjigje, por nuk dua të lëndoj askënd sepse unë, vetëm jam lënduar në këtë lidhje. Shumë dashuri për krejt juve”, -ka shkruar Kaderi.
Kaderi dhe Lumbardhi u njohën gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, ku Lumbardhi u shpall fitues.
Dyshja i ka fshirë edhe të gjitha fotot që kanë pasur me njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe duket se ndarja kësaj radhe është përfundimtare.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co