Ministri Taulant Balla, nga Shëngjini ka folur mbi situatën e zjarrit të përmasave të mëdha që ka përfshirë zonën bregdetare.
Balla tha se është era ajo që nuk lejon të shuhet zjarri, ndërsa shtoi se ka kërkuar ndihmë nga Sllovenia pasi kanë kapacitete për të shuar flakët.
Gjithashtu bëri me dije se dhe ministri i Mbrojtjes ka kërkuar ndihmë nga KFOR, për të sjellë helikopterët në Shëngjin.
Balla tha se sipas vlerësimit paraprak të Policisë së Shtetit, nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie e qëllimshme.
“Kam patur një komunikimin me ministrin slloven, ata kanë mundësinë dhe kapacitet të mbështesin. Ministri i Mbrojtjes është në kontakt me KFOR për të sjellë helikopterët në këtë operacion në vështire.
Në rast se ndalet era, gjëja do të ndryshojë për mire. Në kushtet e kësaj ere, e gjithë puna jonë është e pamundur të japë rezultatin që duam të gjithë. Mos harrojmë që këtu po luftohet prej më shumë se 24 orë pa ndërprerë dhe na duhet që një pjesë e zjarrfikësve t’i spostojmë në vatrat e tjera të zjarrit. Janë 5 vatra aktive.
Sipas vlerësimit parapak të Policisë, nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme”, tha Balla.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co