Një mace endacake ngjyrë gri dhe me sy të gjelbër – e quajtur Willow – e cila u shfaq në një tubim të Joe Biden në Pensilvani në vitin 2020, u hodh në skenë dhe u largua me zonjën e parë Jill Biden, e cila më vonë shkroi një libër për të, sipas AP.
Shumë mrekulli të tjera me katër putra – kanë kaluar në vende të famshme dhe të rastësishme.
Dhe funksionon në të dyja mënyrat: macet u japin vlerë vendeve ku banojnë, pavarësisht nëse thjesht i japin një prezencë të këndshme apo kërcënojnë brejtësit. Ndonjëherë, ata vijnë për të përcaktuar vendin.
Mbretëria e maces Lilibet në Londër.
Ajo është një mace e pyllit të Siberisë, e cila kalon një nga nëntë jetët e saj duke shtrirë gishtat e putrave dhe duke dremitur pranë zjarrit në Hotelin Lanesborough – me pesë yje në Londër.
“Shumë njerëz vijnë vetëm për të parë macen rezidente, e cila mban emrin e Mbretëreshës Elizabeth II”, tha drejtori menaxhues Stuart Geddes.
Dhe Lilibet, e cila ka gëzof hipoallergjik, nuk është macja e vetme që jeton në një ndërtesë madhështore britanike.
Maçoku Hodge – ulet në Katedralen Southwark, e themeluar në vitin 1106 në bregun jugor të lumit Thames. Ai bredh përreth duke kënaqur vizitorët dhe duke dalë në dyqane për ëmbëlsira, ku adhuruesit e tij mund të blejnë gjithashtu versionin prej pelushi të tij.
Jo shumë larg, përtej Thames, është Larry, maçoku i famshëm i Downing Steet, ku ai ka qëndruar më gjatë se shumica e kryeministrave – Kier Starmer është i gjashti.
I punësuar si maçoku zyrtar i kryeministrit të Britanisë së Madhe – Larry e paguan qëndrimin e tij duke e mbajtur zyrën dhe rezidencën zyrtare të kryeministrisë me më shumë mace se minj.
Ai ia kaloi rivalit të tij Palmerston, maçoku i mëparshëm i Ministrisë së Jashtme që doli në pension në fshatin britanik në 2020.
Të çmuara nga muzetë:
Është një situatë e ngjashme në Muzeun “Hermitage” në Shën Peterburg, Rusi.
Rreth 80 mace mund ta quajnë shtëpinë e tyre – pallatin barok të Katerinës së Madhe – në këmbim të uljes së popullatës së dëmtuesve.
Ata kanë oficerin e tyre të shtypit dhe stafin e vullnetarëve, të cilët i mbajnë të monitoruar dhe të ushqyer – ndërkohë që qarkullojnë rreth muzeut shtetëror të Rusisë.
Një muze tjetër – i kënaqur të presë një koloni macesh është “The Hemingway Homes and Museum”, në Key West, Florida.
Pesëdhjetë e nëntë mace bredhin lirshëm nëpër pronë, gjysma e tyre janë pasardhës të maces me gjashtë gishta të Hemingway, Borëbardhës.
Vizitorët mbahen larg mobiljeve origjinale, por kafshët rrinë në tryezën e shkrimtarit. Një “Bible Cat” e madhe ndihmon në gjurmimin e prejardhjes së maceve rezidente.
Alexa Morgan nga Muzeu “Hemingway” tha se ato janë një atraksion shtesë.
“Ne kemi vizitorë që vijnë këtu për Hemingway dhe më pas shohin macet dhe i duan, atëherë ata kthehen sërish në mënyrë që të shohin macet”, tha ajo.
Në Cuartel de Ballaja të Porto Rikos një të martë, një mace mbërriti në kafenenë “Don Ruiz” në San Juan.
Ajo e kaloi kohën e saj duke dremitur dhe duke i lejuar klientët ta përkëdhelin (kur ishte në humor). Ata ia vendosën emrin E Marta dhe ajo shkonte atje rregullisht.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co