Trupi i saj i pajetë u gjet brenda një çante, dyshohet se 42-vjeçarja u godit me mjet të mprehtë në kokë teksa flinte gjumë! Çfarë rezultoi nga autopsia

trupi i saj i pajete u gjet brenda nje cante dyshohet se 42 vjecarja u godit me mjet te mprehte ne koke teksa flinte gjume cfare rezultoi nga autopsia





































Francesca Deidda, trupi i së cilës u gjet brenda një çante, raportohet se është goditur me një mjet të mprehtë në anën e djathtë të ballit.

francesca-deidda1

42-vjeçarja u zhduk në San Sperate më 10 maj dhe u gjet e pajetë në një çantë në një fshat midis Sinnai dhe San Vito.

Sipas rezultatit të autopsisë, ajo kishte vetëm një goditje në anën e djathtë të ballit, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas hetuesve, ajo është goditur teksa po flinte gjumë dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur në divanin e shtëpisë.

Ndërkohë është kërkuar që të kryhet kontroll i ri si në shtëpinë në San Sperate ku gruaja jetonte me të shoqin, ashtu edhe në fshatin pranë “Sardinian Orientale”, ku u gjet trupi.

Dyshohet se çanta me trupin e 42-vjeçares të jetë hedhur nga dritarja e pasme e banesës për të shmangur transportimin e saj nga shkallët në pjesën e përparme të pallatit.

Megjithatë, ende nuk është bërë e mundur të përcaktohet momenti i vdekjes së Francesca Deidda.

Sipas akuzës, ajo u vra nga bashkëshorti i saj, Igor Sollai, i cili ndodhet në burgun në Uta për vrasje me dashje dhe fshehje kufome. Arma e krimit, një objekt i mprehtë, nuk është gjetur ende.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →