Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi me lëndë plasëse në një lokal në një fshat të Velipojës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”. Mësohet se në tarracën e lokalit të shtetasit Andis Danaj, 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshiqi, nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale. “Nga ora 3 e natës ka marrë vëllai në telefon dhe më tha; hajde shpejt se kanë hedhur lëndë plasëse në lokal. Është hera e dytë që ndodh. Që në herën e dytë, vëllai rri këtu dhe ruan objektin.
Siç shihet dhe në pamje, ka pasur dëme materiale. Nuk kemi konflikte, Unë jam emigrant prej 10 vitesh në Gjermani, jam me nënshtetësi gjermane. E kam parë të arsyeshme që të bëja një investim në vendin tim. Nuk e di se pse ndodhi. Të vinë, të sulmojnë, pa i pasur kurrë kujt borxh, nuk e di. Policia të merret seriozisht me çështjen, se është hera e dytë. Duhet të gjenden autorët.”, tha vëllai i pronarit të lokalit, Kristian Preka.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co