“Nisi pas kthimit në pushtet të talebanëve”, HRW: Mungesa e ndihmës nga jashtë ka shkaktuar krizë shëndetësore në Afganistan

nisi pas kthimit ne pushtet te talebaneve hrw mungesa e ndihmes nga jashte ka shkaktuar krize shendetesore ne afganistan
nisi pas kthimit ne pushtet te talebaneve hrw mungesa e ndihmes nga jashte ka shkaktuar krize shendetesore ne afganistan

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) tha se sistemi publik shëndetësor në Afganistan është goditur rëndë për shkak të rënies së madhe të ndihmës nga jashtë, shoqëruar nga shkeljet e talibanëve kundër grave dhe vajzave, duke vënë në rrezik të drejtën për kujdes shëndetësor të miliona afganëve.

Në raportin e ri, të publikuar më 12 shkurt, HRW tha se kjo ka bërë që “popullsia afgane gjithnjë e më shumë të jetë më e cenueshme ndaj kequshqyerjes dhe sëmundjeve”, që tha se janë ndër efektet e kujdesit të pamjaftueshëm shëndetësor.

Marrja e pushtetit në Afganistan nga talibanët në gusht të vitit 2021 shtyu miliona njerëz drejt varfërisë dhe urisë pasi ndihma nga jashtë u ndal menjëherë. Sanksionet ndaj sundimtarëve talibanë, ndalja e transfereve bankare dhe ngrirja e miliarda rezervave të monedhës së Afganistanit, kanë shkaktuar ndërprerje të qasjes në institucionet botërore dhe në ndihmën nga jashtë nga e cila është varur ekonomia para tërheqjes së trupave amerikane dhe forcave të NATO-s.

Më 2023, Programi Botëror i Ushqimit paralajmëroi se niveli i kequshqyerjes në Afganistan ishte në nivele rekorde, pasi gjysma e shtetit përgjatë vitit ka vuajtur nga uria akute.“Gratë dhe vajzat në mënyrë disproporcionale janë prekur nga kriza e kujdesit shëndetësor, veçanërisht për shkak të shkeljeve të talibanëve”, u tha në raport.

Talibanët kanë ndaluar gratë nga shumica e fushave të jetës publike dhe nga puna, si dhe kanë ndaluar gratë që të ndjekin mësimin përtej klasës së gjashtë, si pjesë e masave të ashpra që ata kanë vendosur pasi kanë marrë pushtetin.

Kufizimet e talibanëve ndaj të drejtës së grave për të lëvizur dhe për t’u punësuar, kanë kufizuar rëndë qasjen e tyre në shërbimet e kujdesit shëndetësor, u tha në raportin e HRW, ndërkaq ndalesat ndaj arsimimit kanë bllokuar të gjitha trajnimet e grave në fushën e kujdesit shëndetësor.

“Humbja e ndihmës nga jashtë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga talibanët kanë shkaktuar një krizë katastrofale shëndetësore në Afganistan, që në mënyrë disproporcionale po prek gratë dhe vajzat”, citohet të ketë thënë në raport Fereshta Abbasi, hulumtuese për Afganistanin në Human Rights Watch.

Ajo shtoi se “kostoja e trajtimit dhe ilaçeve bën që shumë afganë të mbesin pa kujdes shëndetësor”.

HRW ka bazuar raportin e tij në intervistat me 46 afganë dhe me zyrtarë të ndihmës së huaj, punëtorë të kujdesit shëndetësorë dhe persona që kanë kërkuar ndihmë shëndetësore në 16 nga 34 provincat e Afganistanit mes periudhës shkurt 2023 dhe janar 2024. Pesëmbëdhjetë nga të intervistuarit, 12 gra dhe tre burra, ishin afganë që kishin kërkuar trajtim mjekësor./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →