Protesta në aksin Thumanë – Kashar, Meta: Mbështes kërkesat e banorëve! Rruga e florinjtë po shndërrohet në instrument zhvatjeje

protesta ne aksin thumane kashar meta mbeshtes kerkesat e banoreve rruga e florinjte po shnderrohet ne instrument zhvatjeje





































Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë ka dalë në mbështetje të banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës që dolën në protestë në aksin Thumanë – Kashar.

porotetste

Meta shton se rruga të cilën e konsideron si të florinjtë, nga një mundësi zhvillimi është shndërruar në një instrument zhvatjeje dhe falimentimi për bizneset e ndershme të zonës.

Meta: Mbështes kërkesat e drejtave të banorëve të Krujës dhe Fushë-Krujës që po protestojnë sot në aksin Thumanë-Kashar për shkak se kjo rrugë e florinjtë nga një mundësi zhvillimi po shndërrohet në një instrument zhvatjeje dhe falimentimi për bizneset e ndershme në zonë.

Dhuna shproporcionale e banditeve të Policisë së Shtetit dhe më rëndë akoma përdorimi i lëndëve kimike janë dëshmi së e vetmja rrugë që po ndjek Narkoqeveria nuk është dëgjimi i halleve të qytetarëve dhe as zgjidhja e problemeve të tyre por shurdhëria dhe imponimi me dhunë i vendimeve arbitrare në kurriz të tyre.

Dënoj me forcë keqpërdorimin kriminal të strukturave të Policisë së Shtetit, si një mjet represioni ndaj qytetarëve, që për fat të keq po kthehet në normë në regjimin autoritar të Edi Ramës, pasi të njëjtat pamje dhune ne i shohim tani në mbarë vendin, kudo ku qytetarët ngrihen në protesta demokratike për të drejtat e tyre, siç e pamë në rastin e protestës së fermerëve duarartë të Maliqit e Korçës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →