Tetë persona, duke përfshirë gjashtë vajza të reja, u vranë në një sulm masiv me thikë në Southport në Anglinë veriperëndimore.
Policia e Merseyside u thirr në Hart Street në qytetin me 95,000 banorë pak para mesditës të së hënës dhe tha se ata arrestuan një burrë të armatosur me thikë.
Colin Parry, pronar i Masters Vehicle Body Repairs në Hart Street, u tha gazetarëve se gjashtë ose shtatë “vajza të reja” ishin therur me thikë.
“Nënat po vijnë dhe po bërtasin. Është si një skenë nga një film horror”, tha Parry për agjencinë e lajmeve PA.
Steve Rotheram, kryebashkiak i Rajonit të Liverpool, i kërkoi publikut të mos përhapë “spekulime të pakonfirmuara dhe informacione të rreme” dhe të presë për përditësime zyrtare. Autoritetet lokale nuk kanë zbuluar shumë detaje në lidhje me sulmin, megjithatë, duke thënë vetëm se “nuk ka kërcënim më të gjerë për publikun”.
Nuk ishte e qartë se cili vend mund të ishte shënjestruar nga sulmuesi. Tim Johnson, një gazetar në gazetën lokale Eye on Southport, i tha BBC-së se incidenti ndodhi në klubin e fëmijëve Hope of Hart. Një studio yoga aty pranë mbante një “punëtori për yoga dhe vallëzim Taylor Swift” për fëmijët e shkollave fillore në atë kohë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co