Barcelona merr formë, Hansi Flik ideon skemën për sezonin e ri

barcelona merr forme hansi flik ideon skemen per sezonin e ri





































Barcelona ka mbyllur pjesën e parë të përgatitjeve të saj për sezonin e ri, që janë zhvilluar në qendrën stërvitore të ekipit në “Ciudad Esportiva Joan Gamper”.349e63a6-8f5f-4011-b71d-042fa27cb6e4Dhe që nga dje pasdite, Barcelona ka “fluturuar” drejt Orlandos (SHBA), ku do të zhvillojë pjesën e dytë të përgatitjeve verore në atë që njihet si turi amerikan i Barcelonës. Veç të tjerave, Barça do të zhvillojë dhe tri miqësore në tokën amerikane, përkatësisht kundër Mançester Sitit, Milanit dhe Realit të Madridit. Do të jetë turneu veror i katalanasve në SHBA, ai që t’i japë mundësi trajnerit të Barçës, Hansi Flik për të zbuluar stilin e tij të lojës dhe skemën me të cilën Barcelona do të duhet të mësohet në sezonin e ri.

E vërteta e madhe është se në SHBA do të mungojnë disa lojtarë kyç në ekip, disa të dëmtuar, disa të tjerë që janë ende me pushime për shkak të angazhimeve në Kampionatin Europian. Por këto mungesa e kufizime nuk do të jenë pengesë për trajnerin Flik për të pasur në kokë një ide të qartë se si do të rreshtohet skuadra në fushë. Në fakt sinjalet e para, ai i ka dhënë në miqësoren e parë të sezonit të blaugranave. Të enjten e kaluar Barcelona mundi Olotin 1-0.

Formacioni i parë që përdori gjermani ishte Injaki Penja në portë; Julian Arauho, Serxhi Domingez, Injigo Martinez dhe Balde në mbrojtje, Aleksis Olmedo dhe Oriol Romeu në mesfushë, një linjë me tre mesfushorë përpara sulmit me Noah Darviç, Guje dhe Toni Fernandez dhe në majën e sulmit Vitor Roke. Një 4-2-3-1 i pastër i trajnerit gjerman, që me shumë mundësi do të përdoret edhe në SHBA, por me ndryshimin që në majën e sulmit do të kthehet Robert Levandovski, që ka mbyllur pushimet dhe prej ditësh ka nisur nga puna me ekipin.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →