Distria Krasniqi, e argjendtë në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”. Për herë të dytë xhudistja kosovare ka bërë vend në podiumin olimpik. E artë tri vite më parë, në Tokoi, në peshën deri në 48 kg, e argjendtë në “Paris 2024”.
Në finalen e peshës deri në 52 kg xhudistja kosovare u mposht nga uzbekja, Diyora Keldiyorova. Në një atmosferë madhështore në “Champ de Mars Arena”, , Distria nuk arriti të artën, por kjo nuk na pengon të themi: një arritje e rëndësishme në historinë e sportit të Kosovës.
Në gjysmëfinale, Distria kaloi italianen Odette Giuffrida, ndaj të cilës tani ka shtatë fitore e katër humbje. Distria Krasniqi i ka dhënë medalje ari Kosovës dhe në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020, por edhe në shumë kampionate Europianë e Botërorë të Xhudos.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co