Partizani u mposht 2-0 nga Iberia 1999 në transfertë. Një humbje që dhemb për kryeqytetasit, të cilët duken me një këmbë jashtë Conference League. Sikur të mos mjaftonte vetëm humbja, të kuqtë për sfidën e kthimit janë plot “halle”. Kartoni i kuq i marrë nga Arinaldo Rrapaj lë “gropë” mesfushës. Kjo për shkak se në këtë repart, Shehi do të vuajë mungesat edhe të Muratajt dhe Prekës, të cilët ende nuk janë rikuperuar.
Ndërkohë për sfidën e kthimit, ish-timonieri i Tiranës duhet të “arnojë” mesfushës, teksa alternativa janë Taipi dhe Ismaili. Kujtojmë se dueli i kthimit do të luhet më 1 gusht në “Elbasan Arena” në orën 20:00, ku Partizani do të kërkojë përmbysjen për të kaluar në turin tjetër të Conference League.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co