Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka dhe 4 personave të tjerë.
Gazetari Igli Çelmeta bën të ditur se ka qenë pikërisht zbërthimi i aplikacionit Sky Ecc, që ka zbuluar se këta persona kanë komunikuar aty në lidhje me procedurën penale në fjalë, që ka rezultuar në shkelje.
Mësohet se 4 personat e akuzuar dhe që ndodhen pas hekurave, konkretisht Eriona Daupaj, magjistrate në Shkollën e Magjstraturës, ish-oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe hetuese në BKH, avokati Radovan Çela si dhe Astrit Vladi dyshohet se kanë abuzuar me detyrën për një procedim penal.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co