Situata nga zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: Në 24 orë u raportuan 30 vatra zjarri, tetë ende aktive

situata nga zjarret ne vend ministria e mbrojtjes publikon te dhenat e fundit ne 24 ore u raportuan 30 vatra zjarri tete ende aktive
situata nga zjarret ne vend ministria e mbrojtjes publikon te dhenat e fundit ne 24 ore u raportuan 30 vatra zjarri tete ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket situatës me zjarret në vend.

Bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë raportuar 3- vatra zjarri, ndërkohë që mbeten aktive tetë prej tyre.

Njoftimi:
30 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 janë shuar Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile. Është shuar edhe vatra e zjarrit ne fshatin Malecaj të bashkisë Lezhë për të cilën u angazhuan prej ditesh forcat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura.
Por vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në:
Vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë ku ditën e sotme situata paraqitet e përmirësuar.
Zjarri në fshatin Torovicë të bashkisë Lezhë, ditën e sotme vijon me intensitet të ulët, janë angazhuar për shuarjen e tij shërbimi zjarrfikës dhe struktura vullnetare.
Zjarri në fshatin Mal Shëngjin, ku ditën e djeshme është arritur vënia nën kontroll e tij, por si pasojë e erës së fortë është përkeqësuar sërish.
Po vijojnë operacionin ditën e sotme strukturat vendore të mbështetura nga Forcat e Armatosura.
Po punohet edhe për shuarjen e zjarrit në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë dhe pjesërisht në bashkinë Has, ku janë angazhuar ditën e sotme strukturat vendore të dy bashkive të mbështetura nga Forcat e Armatosura.
Aktive janë vatrat në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejes, në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xhathe, i cili dje mori përmasa të menjëhershme si pasojë e erës së fortë. Vijon edhe këtu operacioni i strukturave vendore, mbështetur nga efektivët e FA.
Në vatrën e zjarrit në fshatin Zavalinë, në Elbasan dje u bë e mundur shmagia e rrezikut të kalimit të zjarrit në kurorën e pishave edhe me angazhimin e FA. Po ashtu po punohet edhe në një tjetër vatër në bashkinë Maliq, fshati Lozhan-Bode.
Përsërisim thirrjen për banorët, raportoni në kohë pranë strukturave vendore çdo vatër që konstatoni, në mënyrë që të parandalojmë në përhapjen në sipërfaqe më të gjera!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →