Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e 4 personave sot me urdhër të SPAK, mes tyre drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se 4 personat e akuzuar dhe që ndodhen pas hekurave, konkretisht Eriona Daupaj, magjistrate në Shkollën e Magjstraturës, ish-oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe hetuese në BKH, avokati Radovan Çela si dhe Astrit Vladi dyshohet se kanë abuzuar me detyrën për një procedim penal.
Çelmeta raporton për BË se ka qenë pikërisht zbërthimi i aplikacionit Sky Ecc, që ka zbuluar se këta persona kanë komunikuar aty në lidhje me procedurën penale në fjalë, që ka rezultuar në shkelje. Ende nuk ka një reagim nga SPAK për këtë aksion si dhe detajet që çuan pas hekurave 4 personat e sipërcituar.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co