Sot rreth orës 13:30 të gjithë sportdashësit do të kenë mundësi që të ndjekin ndeshjen mes Rafa Nadal dhe Novak Xhokoviç. Pritjes prej 789 ditësh i erdhi fundit dhe dy tenistët do të sfidojnë njëri-tjetrin për herë të 60-të.
“Nole” kryeson 30-29 sa i përket dueleve direkte, ndërsa për herë të fundit ka fituar Nadal. Spanjolli mundi serbin në 2022-in në çerekfinalet e Roland Garros, të cilin e fitoi në atë sezon për herë të 14-të.
Pikërisht fusha e “Philippe Chatrier” ka diçka speciale për spanjollin, i cili në dhjetë takimet të luajtura përballë serbit në këtë terren ka fituar plot tetë herë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co