I ftuar në emisionin e mëngjesit Vila24 me moderatore Anila Çela, ishte operatori i luftës në “Associated Press” Sylejman Kllokoqi, i cili me kamerën e tij ka qenë në shtatë fronte lufte në të gjithë botën.
Sylejman Kllokoqi, kameramani i luftës në News24 rrëfeu masakrën e Reçakut.
“Çdo ditë kemi prit që kur do të ndalen luftimet që ne të hymë në fshat…Kam shkuar te shtëpia e parë, dhe e pash një trup pa kokë… fillova të ngjitem në anën e majtë dhe gjatë rrugës kom taku shumë trupa të pajetë, kam shkuar kodrës, përfundi kodrës ka qenë ky vendi ku ka pasur shumë trupa të pajetë.
Aty gjirova 5-6 minuta dhe vrapova për në Prishtinë që më dërgua xhirimin… pas dy ore ashtu pastaj ka ardhur William Walker i cili pastaj i sheh trupat e pajetë dhe aty pastaj e jep deklaratën e tij të fuqishme.
Në Kosovë ka pas shumë masakra, por masakrat nëse nuk janë të xhiruara vështirë se mundesh me ia shpjegua botës me fjalë, fotografia e ka peshën e vet. Sikur të mos ishin kamerat prezent, nuk do të kishte efekt”, tha Kllokoqi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co