“Begaj ka dekretuar me urgjencë ministrat e rinj”/ Zbardhet mesazhi i Bardhit për grupin e PD: Nesër në 18.00 seancë e jashtëzakonshme në Kuvend

begaj ka dekretuar me urgjence ministrat e rinj zbardhet mesazhi i bardhit per grupin e pd neser ne 18 00 seance e jashtezakonshme ne kuvend
begaj ka dekretuar me urgjence ministrat e rinj zbardhet mesazhi i bardhit per grupin e pd neser ne 18 00 seance e jashtezakonshme ne kuvend

Ditën e nesërme do të mbahet në Parlament një seancë e jashtëzakonshme pas ndryshimeve në qeveri të lajmëruara ditën e sotme nga kryeministri Rama.

Për këtë ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili në një mesazh drejtuar deputetëve demokratë ka shprehur kritika për Presidentin Begaj.

Teksa e cilësoi kreun e shtetit si një “rojë i godinës së Presidencës”, ai shtoi se Begaj ka dekretuar ministrat e rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim.

“Kolegë,

Presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim.

Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me email”, shprehet Bardhi në mesazhin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →