Policia franceze ka hapur një hetim për kërcënimet me vdekje të marra nga tre atletë izraelitë në Lojërat Olimpike.
Prokurorët e Parisit thonë se oficerët kundër krimit kibernetik po hetojnë gjithashtu publikimin e të dhënave personale të sportistëve në rrjetet sociale dhe kërkojnë heqjen e tyre.
Drejtoria Kombëtare Kibernetike e Izraelit tha se hakerët iranianë po krijonin kanale të mediave sociale për të publikuar informacione personale për anëtarët e delegacionit izraelit dhe për t’u dërguar atyre mesazhe kërcënuese.
Atletët nga Izraeli po shoqërohen për në dhe nga ngjarjet nga njësitë taktike elitare dhe u jepet mbrojtje 24-orëshe gjatë gjithë Olimpiadës, thonë zyrtarët.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co