Atletico Madrid siguroi shërbimet e qendërmbrojtësit Robin Le Normand nga Real Sociedad, ndërkohë që është pranë një tjetër përforcimi në prapavijë. Repart që do të pësojë një “revolucion” total.
Colchoneros kanë piketuar David Hanckon, 26-vjeçarin e Feyenoordit në Eredivisie dhe të kombëtares së Sllovakisë. Përveç qendrës së mbrojtjes Hancko mund të luajë edhe si anësor i majtë.
AS raporton se dy klubet po bisedojnë prej kohësh dhe janë afër marrëveshjes finale. Klubi nga Roterdami kërkon 30 mln euro për kartonin e shtatlartit, shumë që Atletico ka vendosur ta paguajë duke përfshirë bonuset.
Vetë lojtari, i cili plotëson karakteristikat që kërkon Diego Simeone për rolin e qendërmbrojtësit, ua ka thënë troç drejtuesve të Feyenoordit se dëshiron ta vijojë karrierën nën urdhrat e teknikut argjentinas në La Liga. Atletico e nis sezonin 2024/2025 në Spanjë një transfertë të komplikuar si ajo ndaj Villarealit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co