Kimmich përfundon në “merkato” nga drejtuesit bavarez, City i interesuar për të, por dëshira e vetë futbollistit është të qëndrojë në Mynih

kimmich perfundon ne merkato nga drejtuesit bavarez city i interesuar per te por deshira e vete futbollistit eshte te qendroje ne mynih
kimmich perfundon ne merkato nga drejtuesit bavarez city i interesuar per te por deshira e vete futbollistit eshte te qendroje ne mynih

Joshua Kimmich në qendër të merkatos. Tingëllon e çuditshme, por gjermani nuk e ka të sigurte të ardhmen e tij tek bavarezët. Që prej 2015 në skuadrën e Bayernit të Mynihut, futbollisti i “panzerave” flitet se mund të ndryshojë ambjent që në këtë verë.

Interesimi i Cityt të Guardiolës është shumë i fortë, por ajo që vlen të theksohet është se dëshira e vetë anësorit të krahut të djathtë është që të vijojë të qendrojë sërish tek Bayern. Vullnet i cili shkon në drejtim të kundërt me qëndrimin e drejtueseve bavarezë, që sipas mediave gjermane duket se janë të gatshëm për t’u ulur në bisedime me cilindo klub që do të paraqesë një ofertë serioze për Joshua Kimmich.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →