Shkelën perimetrin e sigurisë ose kishin mungesë dokumentacioni, bllokohen 29 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë

shkelen perimetrin e sigurise ose kishin mungese dokumentacioni bllokohen 29 mjete lundruese nga ksamili ne velipoje
shkelen perimetrin e sigurise ose kishin mungese dokumentacioni bllokohen 29 mjete lundruese nga ksamili ne velipoje

29 automjete janë bllokuar nga policia Kufitare vetëm në një javë.

Bëhet me dije se 11 prej këtyre mjeteve u bllokuan për shkak të se shkelën perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, ndërsa automjetet e tjera për mungesë dokumentacioni.

SIGURIA DETARE

Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.

✅ Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 29 mjete lundruese.

✅ Mjetet e bllokuara: 17 jet ski, 10 skafe dhe 2 gomone.

✅ 21 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.

✅ 6 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.

✅ 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

✅ 11 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 deri në 120,000 lekë të rinj.

✅ Drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.

✅ Po gjatë kësaj jave, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare iu kanë dhënë ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 13 raste në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë, në shumicën e rasteve ju rrezikohej seriozisht jeta për shkak të prishjes së mjeteve lundruese apo duke mos u kthyer dot në breg për shkak të dallgëve.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë për pushuesit, rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të tregohen vigjilentë gjatë lundrimeve.

Njëkohësisht, Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →