Mëngjesin e sotëm (28 korrik) një shpërthim me lëndë eksplozive ndodhi në banesën e shtetasit Robert Gera në qytetin e Shkodrës.
Si pasojë e këtij shpërthimi, për fat të mirë pati vetëm dëme materiale, ndërsa si autor i dyshuar është shpallur shtetasi i njohur me emrin Luiz Martini, i cili sipas autoriteteve është një prej autorëve, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë.
Autori i dyshuar deklaron se ai ndodhet jashtë vendit që prej datës 17 korrik dhe nuk ka asnjë lidhje me ngjarje, ndërsa thekson se pronarin e banesës që iu vendos tritol, e ka shok.
Në lidhje me ngjarjen ai akuzon njerëzit e ish-bashkëshortes së tij me të cilën ndodhet në një proces divorci, duke i cilësuar këta të fundit si persona me rrezikshmëri të lartë dhe të lidhur me policinë e prokurorinë.
Reagimi:
Unë jam Luiz Martini, kam ndryshuar emrin dhe mbiemrin, kam marrë mbiemrin e ish- bashkëshortes. Isha në gjumë dhe më morën në telefon më thanë që emri imn ishte bërë ëpublik, shkuan në shtëpinë e babit tim dhe e pyetën ku i ke djemtë.
Ai u ka treguar. U bëj thirrje publike, mos hidhni baltë në datën 9 kam dalë nga burgu e pak ditë më pas kam dalë me dokumentacione të rregullta jashtë vendit. Mua kush më njeh e dinë që nuk bëj gjëra pas shpine. Nuk kam problem me asnjë njeri.
Kur jam larguar nga vendi nuk ka lënë asnjë problem pas as me shtet as me privat.
Mund ta kenë bërë edhe vëllezërit e saj, janë gjashtë vëllezër, për të hedhur baltë mbi mua sepse jemi në proces divorci.
E kam shumë shok Gerën, me 12 qershor më ka sjellë bukë në burg bashkë me ish- bashkëshorten.
E kam shok shumë, nëse do të kisha gjë me të, do i kisha mbyllur në lagje. Thirrje shtetit, ju lutem më lini të qetë. Nuk kam lidhje fare me tritolin”, u shpreh ai.
Luigj Martini që policia e dyshon si autor shprehet se e njeh shtetasin Robert Gera, duke thënë se e ka komshi dhe e ka patur një shok të afërt. Më 12 qershor Gera sipas të dyshuarit Martini ka dërguar ish bashkëshorten e këtij në fundit në burgun e Reçit ku ndodhej 44-vjeçari i cili nga Spanja ku është momentalisht hedh poshtë çdo akuzë ndaj tij dhe i kërkon autoriteteve shqiptare ta lënë të qetë.
I dyshuari Martini ka bërë 5 muaj burg si i dyshuar për dhunë psikologjike me njërin prej vëllezërve për një konflikt prone, çështje të cilën e ka mbyllur edhe me shtetin edhe me të vëllanë duke u pajtuar.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co