Vetëm pak minuta pasi përfundoi fjalimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste ku propozoi edhe disa ndryshime në qeveri, Rama “zbarkoi” në Presidencë.
Kryeministri i ka paraqitur personalisht kreut të shtetit Bajram Begaj propozimet për emrat e ministrave të rinj.
Pritet që këto ndryshime të dekretohen brenda ditës, ndërsa Rama ka lënë Presidencën vetëm pas 15 minutave, duke u shfaqur i buzëqeshur.
Të gjitha ndryshimet që prezantoi Rama
Elisa Spiropali – lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës
Taulant Balla – Largohet nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali
Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla. Hoxha aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së
Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete. Malaj aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së
Pirro Vëngu –Emërohet Ministër I Mbrojtjes – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi! Vëngu aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit
Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit, post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.
Niko Peleshi – Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes – Emërohet kreu i grupit PS
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co