Pas paralajmërimit të ndryshimeve në qeveri, kryeministri Edi Rama është paraqitur në Presidencë për t’i paraqitur propozimet personalisht kreut të shtetit Bajram Begaj.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se sipas burimeve jo zyrtare, pritet që ndryshimet në kabinet të dekretohen brenda ditës së sotme, ndërkohë që nëse kjo ndodh, nesër pritet të mbahet një seanca e jashtëzakonshme.
Në seancë pritet të votohen nga deputetët emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama.
Kujtojmë se sesioni parlamentar u mbyll të premten.
Propozimet për ndryshimet në Qeveri
Ervin Hoxha emërohet ministër i Brendshëm (Largohet Taulant Balla)
Petrit Malaj emërohet ministër i Financave (Largohet Ervin Mete)
Pirro Vengu emërohet ministër i Mbrojtjes (Largohet Niko Peleshi)
Taulant Balla emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin (Largohet Elisa Spiropali)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co