Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PS i hyri detit në këmbë dhe më në fund vendi ynë ka një drejtësi e cila është e pavarur nga politika.
Rama sulmoi edhe opozitën, për të cilën tha se shkojnë para Bashkisë Tiranë si dikur para tortës së pavarësisë, por në vend të saj “hanë muret e godinës”.
Ai nuk i ka kursyer epitetet për opozitën, ndërsa i quajti edhe minj.
[embedded content]
“Skuadra kombëtare e Shqipërisë që shkon në Bruksel ka një mori emrash që vijnë nga të tre pushtetet.
Di të them me siguri se lufta antikorrupsion me denoncime të përditshme e baltë të përditnatshme që na bëhen nga i ziu, i bardhi dhe cirku i tyre që turren tek bashkia e Tiranës që turren tek bashkia si para tortës e në vend të saj hanë muret e bashkisë, nga minjtë që dalin nga vrima syshqyer nga presioni që u bën në stomak kaçkavalli i mykur apo me qime prapanicash, të më falë prapanica për shprehjen, që bëjnë si lajmëtarë të kiametit, nuk pijë ujë me shqiptarët. Ne e kemi ndarë mendjen. Lavdi Zotit na u dha mundësia që mendjen e ndarë, ta vinim në jetë e t’i hynim detit në këmbë që të bënim atë që në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë. Nuk kemi pasur kurrë një drejtësi të pavarur nga politika dhe të thërrasë apo të ngrejë akuza për persona politikë”, tha Rama.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co