Sulmi me raketa në Golan, Izraeli: Hezbollahu shkeli të gjitha vijat e kuqe

sulmi me raketa ne golan izraeli hezbollahu shkeli te gjitha vijat e kuqe





































Ministria e Jashtme e Izraelit tha më 28 korrik se Hezbollahu “shkeli të gjitha vijat e kuqe” me sulmin me raketa të një dite më parë në Lartësitë e aneksuara të Golanit. Gjatë këtij sulmi u vranë 12 të rinj.

Izraell

“Masakra e së shtunës përbën shkelje të të gjitha vijave të kuqe nga Hezbollahu. Hezbollahu nuk është ushtri që lufton kundër një ushtrie, por është një organizatë terroriste që qëllimisht sulmon civilët”, tha ministria përmes një deklarate.

Grupi libanez, Hezbollah, që mbështetet nga Irani, ka mohuar përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës.

Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar Hezbollahun se do të “paguajë çmim të lartë për këtë sulm, çmim që nuk e ka paguar deri më tani”.

Ndërkaq, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, e quajti sulmin më vdekjeprurës ndaj civilëve izraelitë që kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelin më 7 tetor, që nxiti luftën në Gazë.

Ai tha se gjatë sulmit u plagosën edhe 20 të tjerë.

Zëdhënësi i shefit të Hezbollahut, Mohammed Afif, i tha Associated Press, se grupi “në mënyrë kategorike se ka kryer sulmin në Majdan Shams”.

Është e pazakontë që Hezbollahu të mohojë ndonjë sulm.

Sulmi në një fushë futbolli, në kohë kur disa të rinj po luanin futboll, pasi më herët gjatë së shtunës pati dhunë ndërkufitare, kur Hezbollahu tha se tre luftëtarë të tij u vranë, pa specifikuar se ku.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore kanë shënjestuar një depo armësh të Hezbollahut në fshatin kufitar të Kfar Kila, duke shtuar se kishte militantë brenda në kohën e sulmit.

Hezbollahu tha se luftëtarët e tij kryen 10 sulme të ndryshme duke përdorur raketa dhe dronë kundër posteve ushtarake të Izraelit. Grupi pretendoi se ndër caqet e sulmuara ishte edhe një komandë e ushtrisë izraelite në Maleh Golani. Po ashtu tha se sulmet ishin përgjigje e sulmeve ajrore izraelite në fshatrat në jug të Libanit.

Më 1967, Izraeli mori Lartësitë e Golanit nga Siria dhe aneksoi këtë territor më 1981.

Ndryshe, që kur ka nisur lufta në Gazë, Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr në kufi pothuajse në baza ditore, duke rritur frikën se konflikti mund të zgjerohet./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →