Lindita Nikolla njoftoi dorëheqjen nga posti i kryeparlamentares, Braçe: Ishte fuqia e qetë e Kuvendit! Kur opozita vinte në Kuvend me flakadanë e çizme…

lindita nikolla njoftoi doreheqjen nga posti i kryeparlamentares brace ishte fuqia e qete e kuvendit kur opozita vinte ne kuvend me flakadane e cizme
lindita nikolla njoftoi doreheqjen nga posti i kryeparlamentares brace ishte fuqia e qete e kuvendit kur opozita vinte ne kuvend me flakadane e cizme

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, ka reaguar në lidhje me vendimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, për t’u larguar nga posti.

Ai e quajti Nikollën si “fuqia e qetë e Kuvendit”, ndërsa kujtoi momentet të cilat tha se kishin krijuar një situatë jo vetëm të pakëndshme por madje të rëndë.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se pavarësisht të gjithave, Nikolla ia doli të ishte aty pavarësisht të gjithave.

Postimi i plotë:
LINDITA NIKOLLA ISHTE FUQIA E QETE E KUVENDIT!
NJE GRUA E DENJE-PLOTE DINJITET, SERIOZE, E PERMBAJTUR, E PERULUR, KURRE ARROGANTE, E PAQTE ne nje salle e kohe qe te tjeret e sollen perballe saj si LUFTE, FUSHE BETEJE;
U PERBALL me situaten me te rende, sulmin me te eger-personal e ndaj INSTITUCIONIT ME TE LARTE TE REPUBLIKES ne 33 vite;
Kujtoj i turperuar nisjen, kur kolege tanet as denjuan te hedhin fleten e votimit ne kuti, por e grisen ne nje akt te ulet e fyes per nje grua qe su kish asnje faj;
sic kujtoj po aq i turperuar tymin e flaken, shkrepsen e flakadanet, cizmet e karriget, sharjet e fyerjet lume, te cilat nuk duhet te ndodhnin kurre as ne vendin me anormal te botes;
Po e perseris, pa asnje shkak te perligjur, shkaktuar nga LINDITA NIKOLLA-nga ne si cenim lirie apo demokracia ne Kuvend, por per arsye qe ishte e mbeti deri dje vone ne darke mua aty-ne salle, ARSYE TERESISHT E BRENDESHME E TYRE!
Pertej kesaj, LINDITA NIKOLLA ja doli te ishte aty, QENDROI, DUROI, PERBALLOI, QETESOI, NORMALIZOI ne emer te dinjitetit te Kuvendit e Republikes, interesit publik te qytetareve te ketij vendi; nuk eshte pak kjo, eshte shume ne mes te nje LUFTE!
Ne ane tjeter, dua ta falenderoj kryetaren NIKOLLA edhe personalisht; me keni duruar, e kam tepruar, ju kam vene ne veshtiresi shpesh nga vendi e nga foltorja, dhe sinqerisht ju jam mirenjohes per hapesiren qe me keni lejuar ne cdo rast;
Shume faleminderit!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →