Një 17-vjeccar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Shkodër- Muriqan.
Sipas informacioneve nga Policia, 17-vjeccari ka qenë duke udhëtuar me një motor dhe është përplasur me një mjet për pasojë ka mbetur i plagosur.
17-vjeccari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, teksa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë;
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:15, në aksin rrugor “Shkodër- Muriqan”, motomjeti me drejtues një 17-vjeçar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M.
Si pasojë është dëmtuar i mituri 17-vjeçar i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co