Kryeministri Edi Rama është pritur ditën e sotme nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron në Paris, teksa në kryeqytetin francez do të nisin sot Lojërat Olimpike.
I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, kreu i qeverisë shqiptare është takuar me Macron, i cili ka pritur veç Ramës të gjithë liderët e vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Paris2024.
Në oborrin e Élysée veç Presidentit francez ka qenë edhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, e cila ka marrë pjesë në pritjen e liderëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co