Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë pritur të premten në Pallatin Elysee nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Osmani e Kurti do të marrin pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.
Ceremonia hapëse mbahet më vonë gjatë ditës së sotme.
Pjesë e Olimpiadës “Paris 2024”, me nëntë sportistë është edhe Kosova. Prej tyre gjashtë janë me normë olimpike e tri të tjerë me ftesë të universalitetit.
Normat në xhudo i kanë fituar Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka. Të tjera medalje priten nga ta. Donjeta Sadiku e përfaqëson Kosovën me normë në sportin e boksit. Me ftesa janë Gresa Bakraqi në atletikë dhe Adell Shaboviq e Hana Beiqi në not.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co