Ndryshimet në Kod, Felaj: Çfarë të keqe ka që partia të mbrojë figurat e saj përmes një liste të fiksuar

ndryshimet ne kod felaj cfare te keqe ka qe partia te mbroje figurat e saj permes nje liste te fiksuar
ndryshimet ne kod felaj cfare te keqe ka qe partia te mbroje figurat e saj permes nje liste te fiksuar

Deputetja socialiste Ermonela Felaj e konsideroi një arritje për Kuvendin e Shqipërisë arritjen e një dakordësie për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Felaj tha se ndryshimi më i rëndësishëm është ai i të drejtës për të votuar në zgjedhjet e 2025-ës edhe shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit, në vendet ku jetojnë.

Gjatë diskutimit në Kuvend mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Felaj tha se sistemi zgjedhor në Shqipëri ka ndryshuar në vitin 2009, kur nga sistemi mazhoritar kaluam në atë sistemin ku jemi sot. Felaj tha se sot kur dëgjojmë disa deputetë që thonë jemi për sistem mazhoritar, duam listat e hapura, etj etj, janë populizëm i hapur.

[embedded content]

Felaj tha se ne kemi garuar në mazhoritar, pasi ajo puna në zonë, ka qenë pikërisht sistemi mazhoritar. “Ne jemi këtu si përfaqësues të partive politike, partitë politike i kemi në Kushtetutë, sikundër flitet për to në çdo Kushtetutë të vendeve demokratike”, tha Felaj, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kritikëve ndaj ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

[embedded content]

Ajo tha se të gjithë kandidatët e pavarur do t’i nënshtrohen pragut elektoral, ndaj kush mendon se mund të kandidojë jashtë partive politike, e ka mundësinë.

“Patjetër duhet të jenë të mbrojtur ata që nuk i kanë dhënë kosto një partie politike. Nëse një parti politike mendon se duhet të mbrojë ata që janë figura të saj, kush është e keqja këtu? Në ka një kinezëri që është bërë është ajo e 2017-ës, kur iu dha opozitës gjysma e qeverisë dhe postet më të rëndësishme, dhe sërisht ajo nuk i fitoi zgjedhjet, edhe pse Partia Socialiste ishte e vetme”, tha Felaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →