“Punojmë me logjikë, shtrijmë këmbët sa kemi jorganin”, Magani: Kemi gjysmën e Lushnjës që duam

punojme me logjike shtrijme kembet sa kemi jorganin magani kemi gjysmen e lushnjes qe duam



































Lushnja e sezonit të ri ka marrë rrugën nga 10 korriku, ku fillimisht përgatitjet po kryhen në kushtet e shtëpisë. “Bëjmë stërvitje në orët e vona për shkak të temperaturave, një seancë me minutazh të madh”, u  shpreh fillimisht për “Panorama Sport”, trajneri Gugash Magani.

magani

“Jemi në kulmin e përgatitjeve, edhe pse skuadra nuk është e plotë. Kemi pasur shumë largime. Disa futbollistëve u përfundoi kontrata dhe janë larguar, ndërsa disa të tjerë i kemi larguar vetë. Do të punojmë me logjikën që të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin”, deklaroi trajneri vedhejeshil. Javën e ardhshme lushnjarët do t’i zhvendosin përgatitjet në kushte grumbullimi. “Të hënën, më 29 korrik, kemi programuar të nisemi për fazën themelore përgatitore, që do ta zhvillojmë në Ersekë.

Skuadra ka 50-60% të organikës që ne mendojmë”, tha Magani. I pari i pankinës verdhejeshile konfirmoi edhe afrimet e reja dhe disa rinovime. “Xhabrahimi dhe Deliaj janë të konfirmuar tashmë si pjesë e ekipit edhe për sezonin e ri. Gjithashtu, janë konfirmuar edhe Canka, Magani, Disha, Tabaku e disa të tjerë që kanë rinovuar edhe për sezonin e ri”, përfundoi trajneri Gugash Magani.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →