FSHF merr pjesë në homazhet në nderim të ikonës së futbollit lushnjar, Mimi Xhoxhi

fshf merr pjese ne homazhet ne nderim te ikones se futbollit lushnjar mimi
fshf merr pjese ne homazhet ne nderim te ikones se futbollit lushnjar mimi

Janë zhvilluar sot në Lushnje homazhet për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të Lushnjes, Mimi Xhoxhi.

Për të nderuar një nga ikonat e futbollit lushnjar, të pranishëm në homazhet që u zhvilluan sot në teatrin “Vaçe Zela” në Lushnje, ishin edhe anëtarja e KE-së së FSHF, Anila Basha, legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari si edhe zyrtarë të tjerë të FSHF.

Përfaqësuesit e FSHF-së i shprehën ngushëllimet familjarëve të Mimi Xhoxhit, teksa edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se lajmi për ndarjen nga jeta të ish-sulmuesit të Lushnjës, Mimi Xhoxhi, ka prekur gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

“Lajmi për ndarjen nga jeta ish-sulmuesit të Lushnjës, Mimi Xhoxhi, ka prekur gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Ai ishte një emër i spikatur, duke dhënë kontribut si futbollist dhe trajner te Lushnja. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, së afërmve dhe miqve të Xhoxhit! Prehu në paqe Mimi Xhoxhi!” – tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Xhoxhi, një nga figurat më të shquara të futbollit shqiptar, ishte i dekoruar edhe me urdhërin “Naim Frashëri”, por edhe si “Mjeshtër Sporti” dhe “Qytetar Nderi” në qytetin e Lushnjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →