“Asgjë nuk ka përfunduar”, Tetova largon euforinë nga ekipi i tij: Më e vështira vjen tani, duhet të menaxhojmë avantazhin

asgje nuk ka perfunduar tetova largon euforine nga ekipi i tij me e veshtira vjen tani duhet te menaxhojme avantazhin
asgje nuk ka perfunduar tetova largon euforine nga ekipi i tij me e veshtira vjen tani duhet te menaxhojme avantazhin

Egnatia fitoi 0-1 në transfertën islandeze nga vendasve të Vikingur Reykjavik. Një fitore që ka shijen e kualifikimit, kualifikim që do të vendoset vetëm të enjten e ardhshme në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Shkodër. Megjithatë tekniku durrsak i rrogozhinasve Edlir Tetova, kërkon të largojë euforinë nga skuadra e tij.

“Mendoj Se ishte një ndeshje e ekuilibruar, me raste për shënim nga të dy ekipet. Por them se ne ishim më afër fitores dhe mund ta kishim dyfishuar rezultatin me ato mundësin që na u krijuan. Djemtë e kanë justifikuar çdo moment të ndeshjes dhe sigurisht që jam i kënaqur. Dua t’i përgëzoj së pari, por mendoj se asgjë nuk ka përfunduar. Mendimi im është se më e vështira është tani dhe na duhet të menaxhojmë sa më mirë rezultatin në ndeshjen e kthimit. Do të na kthehet Zejnullai nga dënimi dhe shpresojmë të bëjmë mirë sërish”, ka thënë trajneri i Egnatias pas suksesit.

Nga kjo deklaratë e trajnerit durrsak kuptohet qartë se ai kërkon ta mbajë skuadrën me “këmbë në tokë”, të largojë euforinë. Është edhe ndeshja e kthimit për t’u luajtur, ku rrogozhinasit duhet të manifestojnë të njëjtën dëshirë dhe të njëjtin përqendrim si dje në Islandë. Ndoshta për ndeshjen e javës së ardhshme trajneri Tetova mund të ketë edhe ndonjë përforcim nga merkatoja, përveç Zejnullait që kthehet nga skualifikimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →