Kuvendi pritet të miratojë sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas një drafti të dakordësuar nga PD dhe PS, ndërsa dy ditë më parë ishte Komisioni i Ligjeve që miratoi ndryshimet.
Në draft propozohet që listat të hapen në 2/3, ndërsa 1/3 do të përbëhet nga kandidatë që nuk lëvizin, pavarësisht votave preferenciale që mund të kenë të tjerë emra që do të renditen në atë që konsiderohet si pjesa e listës së hapur.
Gjithashtu pritet që në zgjedhjet e 2025 të aplikohet pragu elektoral 1% në nivel kombëtar, ndërsa do të ketë të drejtën e votës edhe Diaspora.
Ndërkohë është propozuar edhe një amendament lidhur me përbërjen e listave të kandidatëve.
Ky amendament sipas propozuesve synon ruajtjen e kuotave gjinore.
Sipas amendamentit, 1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua.
“Në mbeshtetje te nenit 75, pikave 3 dhe 4, të Rregullores së Kuvendit të Shipërisë, propozojmë që në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime neë ligjin Nr. 10019 date 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërise, i ndryshuar të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 8 pika 2 shtohet paragrafi:
*Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi.”
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co