Arrestohen autorët e zjarreve në Rrogozhinë e Kavajë, Balla: Krim i rëndë, dënimi deri në 15 vite burgim

arrestohen autoret e zjarreve ne rrogozhine e kavaje balla krim i rende denimi deri ne 15 vite burgim
arrestohen autoret e zjarreve ne rrogozhine e kavaje balla krim i rende denimi deri ne 15 vite burgim

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sërish për fenomenin e zjarrvënies, pasi Policia e Shtetit arrestoi në flagrancë autorët e dyshuar të zjarreve të djeshëm në Kavajë e Rrogozhinë.

“Dua të rikujtoj se zjarrvënia e qëllimshme është një krim i rëndë dhe dënohet deri në 15 vite burgim. Policia dhe strukturat e tjera vartëse të saj, do të kenë tolerancë zero në këtë drejtim”, nënvizon ministri Balla, në një postim në rrjetet sociale.

Ai ka një apel për gjithë qytetarët, që të sinjalizojnë Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Zjarrfikës, për të identifikuar autorët dhe për të ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në momentet e para.
[embedded content]
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →