Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se gjatë qershorit vodhi në një banesë dhe tentoi të vidhte në 3 të tjera.
Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet G. B., 46 vjeç, banues në Laç.
NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë muajit qershor, vodhi në një banesë dhe tentoi të vidhte në 3 banesa të tjera, kapet dhe arrestohet 46-vjeçari. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e disa vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa të ndryshme, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
G. B., 46 vjeç, banues në Laç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 46-vjeçari, gjatë muajit qershor 2024, ka vjedhur në banesën e shtetasit E. D., si dhe ka tentuar të vjedhë në 3 banesa të tjera, në Shkodër, Shirokë dhe Muriqan.
Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi G. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co