Ish-presidenti Donald Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, sulmoi zv.presidenten Kamala Harris, duke u shprehur se do të ishte një “Presidente marksiste”.
“Ne nuk jemi gati për një president marksist, dhe Kamala Harris është një marksiste, e majtë radikale, dhe më keq, më keq”, tha Trump.
Trump ka vënë gjithnjë e më shumë në shënjestër Harrisin, e cila pritet të marrë nominimin mes demokratëve për zgjedhjet presidenciale, pasi Presidenti Biden u tërhoq nga gara, dhe miratoi shpejt kandidaturën e Harris.
Në të njëjtën linjë ishte edhe Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis.
Ai e cilësoi Harrisin si një “kandidate të keqe” për presidente, e cila është edhe “më liberale” se Presidenti Biden për shumë çështje.
“Kamala Harris ishte senatoria më liberale e SHBA. Ajo donte të hiqte qafe sigurimet private, të eliminonte naftën dhe gazin, të siguronte përfitime për të huajt e paligjshëm dhe të konfiskonte armët e qytetarëve që i binden ligjit. Më pas Joe Biden e emëroi atë si ‘perandore kufiri’ dhe ne të gjithë e dimë se si shkoi kjo,” shkroi DeSantis.
“Demokratët janë të entuziazmuar për Kamala Harris vetëm për momentin, sepse ata nuk kanë më një kandidat. Por ajo mund të bjerë me fytyrë përmbys para kongresit”, shtoi guvernatori, një ish-kandidat republikan për president.
“Ajo është një kandidate e keqe dhe do të ishte një presidente edhe më e keqe”, shkroi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co