Selena Gomez dedikim për Benny Blanco: Faleminderit që ndan jetën tënde me mua sot dhe çdo ditë

selena gomez dedikim per benny blanco faleminderit qe ndan jeten tende me mua sot dhe cdo dite
selena gomez dedikim per benny blanco faleminderit qe ndan jeten tende me mua sot dhe cdo dite

Selena Gomez dhe Benny Blanco po shijojnë dashurinë e tyre. Çifti, i cili njoftoi se janë bashkë në dhjetor të 2023-ës, shpesh ndan në rrjetet sociale foto nga përditshmëria dhe momentet e tyre së bashku.

Këngëtarja ka ndarë disa foto të reja në Instagramin e saj që numëron 425 milionë ndjekës – me producentin dhe partnerin e saj muzikor në momente të ndryshme delikate.

“Faleminderit që ndan jetën me mua sot dhe çdo ditë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit që aktualisht ka mbledhur 6.6 milion pëlqime.

Pak ditë më parë, më 22 korrik, Gomez festoi ditëlindjen e saj të 32-të. Për të shënuar këtë ditë të veçantë, producenti 36-vjeçar muzikor ndau një foto të tij dhe Gomez duke u përqafuar.

Në foto, Blanco kishte veshur një veshje ariu të bardhë, të cilën duket të jetë një foto në prapaskenë nga koha kur ata xhiruan videoklipin “I Can’t Get Enough”, bashkëpunimi i tyre i vitit 2019 me J Balvin dhe Tainy shumë kohë përpara se të bëheshin çift.

Së bashku me këtë foto, Blanco ndau edhe një foto të Gomez duke mbajtur një arush pelushi të bardhë që i ngjante kostumit që ajo kishte veshur në videoklipin e lartpërmendur.

“Kam luajtur një arush pelushi në videoklipin tuaj dhe tani jam bërë arushi juaj pelushi në jetën reale… Gëzuar ditëlindjen vogëlushe! Të dua!”, ka shkruar Blanco në mbishkrim. Gomez ia ktheu përkushtimin e butë, duke shkruar: “Të dua”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →