Izraeli goditi në një sulm ajror një nga ndërtesat e banimit të kompleksit ‘Ain Jalut’, në kampin e refugjatëve ‘Nuseirat’ në Gazë.
Pamjet e siguruara nga agjencia e lajmeve reuters tregojnë momentin e sulmit.
Forcat izraelite kryen bastisje të reja në Rripin e Gazës të mërkurën, disa orë para fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Kongresin amerikan.
Sulmet e fundit izraelite shkatërruan disa shtëpi në lindje të Khan Younisit dhe mijëra njerëz u detyruan të kërkojnë strehim në perëndim të Rripit, thanë banorët.
Ushtria izraelite po përpiqet të shkatërrojë Hamasin, pas sulmit të grupit militant kundër Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 persona dhe duke marrë 250 pengje.
Autoritetet shëndetësore në Gazën të kontrolluara nga Hamasi thonë se nga fillimi i operacionit të Izraelit janë vrarë më shumë se 39 mijë palestinezë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co