Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu, i ka bërë thirrje policëve që të bashkohen me qytetarët, jo të mbrojnë zyrtarët e bashkisë.
Ai tha se paratë të cilat do të duhej të përdoreshin për të rritur rrogat e efektivëve, u vodhën nga Plarent Ndreca, i cili bleu 500 euro kapele për policët, dhe paratë i vodhi.
“Edhe efektivët, nuk ka nevojë t’i mbani. Nëse duam nuk na mbani dot as ju as 1 mijë si ju. Efektivët policor janë këtu duke i shtuar orët e punës pa asnjë cent.
[embedded content]
Sot ju duhet të vinit këtu, të bashkoheshit me ne, jo me ata që ju rrisin orët e punës, por jo rrogat.
Paratë që do shërbenin për t’ju rritur rrogat, i mori Plarent Ndreca. Ju dha 500 euro kapelet dhe lekët i futi në xhep.
Ca lekë ikin tek Erioni, ca tek Belinda, na kanë rrethuar hajdutët”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co