Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar një pretendim nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale (ICC) se Izraeli po synon qëllimisht civilët në luftën kundër Hamasit.
Netanyahu i tha Kongresit se ushtria izraelite “ka hedhur miliona fletushka, ka dërguar miliona mesazhe me tekst, ka bërë qindra mijëra telefonata për të larguar civilët palestinezë nga rreziku”.
Ai fajëson Hamasin për një “strategji” në të cilën përdor civilët si “mburoja njerëzore” në mënyrë që Izraeli “të njolloset në mediat ndërkombëtare dhe të bëhet presion për t’i dhënë fund luftës”.
Netanyahu thotë se kryeprokurori Karim Khan i ICC-së ka akuzuar “me turp” Izraelin se qëllimisht i ka lënë uria populli i Gazës.
Kjo, sipas tij, është “marrëzi dhe trillim i plotë”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co