Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku pas një konflikti për motive banale, babai ka plagosur me çifte të birin.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Stropckë, ku gjatë një konflikti djali, Përparim Shkullaku, në gjendje të dehur ka goditur fizikisht të atin, Agim Shkullaku, ndërsa ky i fundit ka marrë çiften dhe e ka plagosur.
Policia bën me dije se 83-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërsa djali i tij, 47-vjeçari Përparim Shkullaku është dërguar në spital.
Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri pritet të niset drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur një konflikt familjar i çastit mes babait dhe djalit të tij.
Shtetasi P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç.
Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosu djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co