Është liruar qarkullimi i autostradës Thumanë-Kashar tashmë, duke qenë të lira të dyja anët e rrugës.
Protestuesit kanë thënë se do të protestojnë sërish. Policia u përplas me banorët, duke përdorur edhe gaz lotsjellës.
Qytetarët shprehen se nuk kanë hyrje-dalje dhe se për të hyrë në rrugë, duhet që të shkojnë në Rinas. Banorët e Krujës, Fushë Krujës dhe të Thumanës thanë se bizneset e tyre janë duke falimentuar, pasi automjetet nuk kanë kalojnë më aty.
[embedded content]
Qytetarët kanë thënë se protesta nuk është politike, por është e tyre. Banorët kanë thënë se do rikthehen sërish, derisa problemi i tyre të gjejë zgjidhje.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co