Deputeti i PS, Damian Gjiknuri në Komisionin e Ligjeve ku diskutohet drafti i dakordësuar mes opozitës dhe mazhorancës për Reformën Zgjedhore ka treguar pse u zgjodh sistemi me dy lista për kandidatët.
Gjatë fjalës së tij, deputeti i PS, u shpreh se kjo u arrit pasi, jo të gjithë zgjedhësit votojnë emrat e kandidatëve, por partinë dhe siglën me të cilën ata kandidojnë.
“Po qe për sistem të balancuar është sistemi me herës, me 6500 vota, por dhe ky nuk është i keq. Unë jam për sistemin me herës. Kemi dy nivel liste. Vota e partisë vlen dhe për ata poshtë. Se po mos të merrnin votën e partisë, jo të gjithë zgjedhësit votojnë kandidatin, votojnë dhe partinë, dhe ti merr benefite për mandatet si parti, se përfiton nga ajo që të ka dhënë sigla”, tha ai.
Më tej ai tha se në listat e hapura, sa vjen e zvogëlohet vota për individë dhe rritet vota për partinë, duke shtuar se ky sistem i zgjedhur siguron balancën mes stabiliteti të forcës politike dhe listave të hapura.
Gjiknuri: Po të marrim sistemin që kishin në zgjedhjet e viti 2021, po të shohim listat, po të bëjmë llogaritë jo më shumë se 20 deputetë do prishin rendin që vendosën partitë. Po ta marrësh atë sistem, ai në dukje quhet dhe më i mbyllur, por edhe ata që ishin në dukej më të garantuar se qenë të rreshtuar në listë, praktikisht i morën votat. Do të thotë që sistemi funksionojë, nga 140 deputetë funksionoi për 70-80, se ishin dhe kuotat. Sistemi dhe siç ishte, nuk ishte totalisht i hapur.
Edhe ata që ishin në krye të listës, rrallë ndodhi. E dyta, sistemi 1/3-2/3, e thash që nuk e dimë si do reagojnë aktorët politikë, bëhet fjalë për dy shina. E neglizhoni dividentin politik. Nëse ne do mohojmë dividendin që ti merr nga forca, kalon në sistem tjetër. Po qe për sistem të balancuar është sistemi me herës, me 6500 vota, por dhe ky nuk është i keq. Unë jam për sistemin me herës. Kemi dy nivel liste. Vota e partisë vlen dhe për ata poshtë.
Se po mos të merrnin votën e partisë, jo të gjithë zgjedhësit votojnë kandidatin, votojnë dhe partinë, dhe ti merr benefite për mandatet si parti, se përfiton nga ajo që të ka dhënë sigla. Në listat e hapura, sa vjen e zvogëlohet vota për individë, rritet vota për partinë. Ky sistem siguron balancën mes stabiliteti të forcës politike dhe listave të hapura. Para katër vitesh nuk kishim farë lista të hapura, tashmë keni lista të hapua.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co