Ka nisur protesta e banorëve të Krujës dhe të Fushë Krujës për aksin Thumanë-Kashar.
Banorët kanë thënë se rruga e re ka bërë që bizneset e tyre të shkojnë drejt falimentimit.
“Rruga e re Thumanë-Kashar ka bërë që shumë biznese tonat, të shkojnë drejt falimentimit. Ne nuk kemi akses në rrugën Thumanë-Kashar. Na kanë bllokuar hyrje-daljet në rrugë”, kanë thënë protestuesit.
Qindra banorë dhe forca policie ndodhen në protestë.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co